Flet bashkëshortja e Përparim Ramës

Aktuale

Flet bashkëshortja e Përparim Ramës

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 09:36
Bashkëshortja e Përparim Ramës, Kristale Rama

Bashkëshortja e Përparim Ramës, Kristale Rama, pasi ka votuar në Fakultetin Ekonomik, tha se është krenare për burrin e saj.

Madje ajo tha se familja e tyre do të jenë në dispozicion për Prishtinën gjithmonë.

“Jam krenare për Përparimin, e dua Prishtinën dhe familja jonë të jetë në dispozicion për Prishtinën gjithmonë”, tha ajo.

Ndërsa, Rama ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, duke shtuar se ditë të bukur po vijnë.

“Unë sapo votova në këtë ditë të nëntorit, fantastike me diell, ditë e mirë për Prishtinën”.

“Kohë të mira për Prishtinën po vijnë, kështu që ftoj qytetarët të dalin të votojnë për transformimin e bukur të Prishtinës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat