Radoniqi: Menaxherët e qendrave të votimit s’kanë të drejtë deklarimi për media

Aktuale

Radoniqi: Menaxherët e qendrave të votimit s’kanë të drejtë deklarimi për media

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 11:55
Kreshnik Radoniqi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 11:00 në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen sot në Kosovë të drejtën e votës e kanë ushtruar 88 mijë e 622 qytetar apo rreth 7.22 për qind.

Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se për çdo të dhënë të detajuar për pjesëmarrjen e qytetarëve në këto zgjedhje gjenden në ueb faqen zgjedhjet2021.org.

Radoniqi: Deri në 11:00 votuan 7.22 për qind e qytetarëve

“Sipas të dhënave preliminare nga mbi 97% të vendvotime numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 88 mijë e 622 apo 7.22% nga 1 milion e 260 mijë e 571 votues. Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe qendër votimi gjeni në ueb faqen zgjedhjet 2021.org”, tha ai.

Radoniqi foli edhe lidhur me mos deklarimin e menaxherëve të qendrave të votimit. Ai tha se ata kanë rol vetëm teknik në proces zgjedhor, andaj nuk kanë të drejtë të deklarohen për medie.

Radoniqi: Menaxherët e qendrave të votimit s’kanë të drejtë deklarimi për media

“KQZ ka marrë një udhëzim muaj më herët që udhëheqësit kanë vetëm për detyrë vetëm që të hapin dhe mbyllin qendrat e votimit, por nuk kanë të drejtë të prononcohen për media, nuk kanë asnjë rol në këtë proces zgjedhor. Ne i kemi parë se dikush megjithatë po prononcohen, por edhe disa po e respektojnë vendimin e KQZ-së. Ata nuk kanë rol përveç teknik”, tha Radoniqi.

Radoniqi po ashtu tha se deri në 11:30 janë raportuar disa probleme teknike të cilat janë zgjedhur menjëherë.

Radoniqi: Deri në 11:30 janë bërë disa raportime për probleme teknike

“Deri në 11:30 janë bërë disa raportime, por të gjitha kanë qenë probleme teknike që janë zgjedhur menjëherë, janë edhe të parëndësishme për raportim sepse ka mungesë të bexhit apo komisioni në vend të caktuar”, tha ai.

Lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në balotazhin që po zhvillohet sot, KQZ do të mbajë mbledhjen e radhës në 15:30.

Zgjedhjet lokale po mbahen në Gjakovë, Drenas, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Sipas listës përfundimtare të certifikuar nga KQZ-ja, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 260 mijë e 571 votues.

Balotazhi mbahet ë ato komuna ku në raundin e parë asnjëri nga kandidatët nuk arriti të sigurojë mbi 50 për qind të votave të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat