Lul Raka jep detaje rreth nën-variantit “Delta plus”, ka një thirrje për qytetarët

Aktuale

Lul Raka jep detaje rreth nën-variantit “Delta plus”, ka një thirrje për qytetarët

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 15:21
Lul Raka

Infektologu Lul Raka përmes një postimi në Facbook ka thënë se varianti “Delta plus” është vetëm njëri prej 56 pasardhësve të virusit CoVID-19.

Sipas tij, deri në fund të pandemisë do të ketë edhe variante të reja, andaj sipas tij, vaksina është mbrojtja më e mirë nga nënvarianti i ri.

VAKSINOHU! - Varianti Delta i koronavirusit ka afër 56 pasardhës apo nënvariante. “Delta plusi” ose AY.4.2 është vetëm njëri prej tyre. Deri në fund të pandemisë bota do të njohë edhe variante të reja, sepse mutacionet që ndodhin në viruse janë fenomen normal në biologjinë e tyre. - Nuk ka nevojë për panikë nga nënvarianti i ri, sepse armën më efikase të përballjes me të e kemi në duart tona - Vaksinën! Atë thjesht duhet ta shfrytëzojmë! - Edhe ndaj këtij nënvarianti, vaksina është shumë efikase në uljen e rrezikut të vdekjes, sëmundjes së rëndë apo shtrimit në spital”, shkroi Raka në Facebook.

Ai rikujtoi se, në Kosovë, 93% e personave të shtrirë në spital nuk kanë qenë të vaksinuar!

“- Prej fillimit të pandemisë i kemi mësuar masat për parandalim, kontroll dhe inspektim ndaj Covid-19, por shpesh nuk i kemi zbatuar në praktikë. - Në kohën e rritjes së numrit të rasteve dhe vdekjeve kudo përreth nesh, të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar, tash është koha më e mirë për vaksinim”, përfundoi ai.

- Sot, sipas Rakës stoqet me vaksina janë plot dhe qytetarët nuk kanë nevojë për termin dhe mund ta merrin vaksinën kudo.

“- VAKSINOHU! NESËR MUND JETË SHUMË VONË!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat