“Rasti Bllaca”, vrasjet dhe ‘vdekjet’ a po zhduken dëshmitë për vrasjet politike!?

Aktuale

“Rasti Bllaca”, vrasjet dhe ‘vdekjet’ a po zhduken dëshmitë për vrasjet politike!?

Nga: Idriz Morina Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim Driton Hajdari gjatë arrestimit nga policia

Ka ndërruar jetë edhe një i dyshuar për pjesëmarrje në krime të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.

Mbrëmë sipas njoftimeve të familjarëve, është nda nga jeta Driton Hajdari, i njohur nga procesi Bllaca 2, ku ishte dënuar me shtatë vjet burg. Por, ai ishte lënë dy herë i lirë nga gjykata për shkak të zhvillimit të një sëmundje gjatë kohës sa ishte në burg, ALS- një sëmundje autoimune, që godet nervat, dhe përcjelljen e informacioneve, shkakton dëmtim të gjymtyrëve, të të folurit, gëlltitjes dhe deri në fundin fatal.

Nazim Bllaca me dëshminë e tij publike për vrasjet e kryera nga SHIK-u, i kishte hapur disa procese gjyqësore. Në të parin, i njohur si Bllaca 1 u dënua me 19 vjet burg Fahredin Gashi, ndërsa Hysri Rama u dënua me 6 muaj burg, me kusht.

Hajdari ishte liruar përfundimisht në nëntor të vitit 2019, për shkak të përparimit të sëmundjes.

Në vitin 2012 një trup gjykues i udhëhequr nga EULEX-i e kishte shpallur vendimin për dënimin e të akuzuarve Sadik Abazi dhe Bekim Syla fajtorë për vrasje të rëndë dhe janë dënuar me nga 12 vjet burgim, ndërsa Driton Hajdari dhe Shaban Syla u gjetën fajtorë për tentim-vrasje të rëndë dhe janë dënuar me nga 7, përkatësisht 8 vjet heqje lirie. Ndërkaq, i akuzuari kryesor në proces Shpresim Uka, është shpallur fajtor për vrasje të rëndë dhe tentim-vrasje të rëndë dhe ishte dënuar me 15 vjet burgim.

Nazim Bllaca i kishte akuzuar në nëntor të vitit 2009 për përfshirje në vrasje dhe krime të tjera: Azem Sylën, Xhavit Halitin, Fatmir Xhelilin, Fatmir Limajn, Ekrem Jasharin, Sadik Abazin, Faruk (Fahredin) Gashin, Shpresim Ukajn, Driton Hajdarin, Kadri Veselin, Ferat Shalën, Bekim Sylën.

Dyshimet për skenarë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat