LIVE: Numërohen 95% të votave në Prishtinë, ky është rezultati aktual

Aktuale

LIVE: Numërohen 95% të votave në Prishtinë, ky është rezultati aktual

Nga: H.O. Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 19:41
Arben Vitia/ Perparim Rama

(E plotësuar 22.06) Janë numëruar deri më tani 95% të votave në Komunën e Prishtinës.

Nga ky rezultat actual ende po kryeson kandidati i LDK-së, Përparim Rama. Ai po udhëheq me 50% të votave, apo rreth 1,200 vota.

Ndërkaq kundërkandidati i tij, Arben Vitia ka arritur 49% të votave deri më tani.

Image

LIVE: Numërohen 85% të votave në Prishtinë, ky është rezultati

Deri më tani janë numëruar rreth 85% të votave në komunën e Prishtinës.

Nga këto rezultate ende opo vazhdon të kryesoj LDK-ja me kandidatin e saj, Përparim Rama.

Ai po prin me 51% të votave.

Ndërkaq, kundërkandidati i tij, Arben Vitia ka marr 48% të votave.

Ndryshimi ndërmjet tyre deri më tani është diku 2 mijë vota.

Image

Numërohen rreth 50% të votave, LDK-ja prin në Prishtinë

Nga 48% të votave që janë numëruar deri më tani në Prishtinë, kandidati i LDK-së, Përparim Rama po prinë me 51% të votave.

Ndërkaq kandidati i LVV-së, Arben Vitia deri më tani ka 48% të votave.

Megjithatë pritet të ketë ndryshime në rezultat.

KQZ-ja ende nuk i ka përfunduar numërimet as në komunat tjera.

Image

Sipas KQZ-së ky kandidat po prin në Prishtinë

Nga rezultatet e numëruara deri më tani në Prishtinë, kandidati i LDK-së, Përparim Rama po udhëheq ndaj atij të Vetëvendosjes, Arben Vitisë.

Përparim Rama po udhëheq me 55%, derisa Arben Vitia me 44%.

Ndërkaq deri më tani janë numëruar vetëm disa vendvotime.

Rezultatet e Exit Poll-eve deri më tani dhanë rezultate të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat