Ky është reagimi i Haradinajt pas emërimit të Latifit, ministër i shëndetësisë

Aktuale

Ky është reagimi i Haradinajt pas emërimit të Latifit, ministër i shëndetësisë

Nga: M.H. Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 13:03
Ramush Haradinaj dhe Rifat Latifi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebok, ka përshëndetur emërimin e kirurgut, Rifat Latifi.

Haradinaj e uron Latifin për këtë postë të pranuar duke i shprehur shumë suksese në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, përcjell “Bota sot”.

Kujtojmë që Latifi vjen nga SHBA-të, për të ushtruar tashmë detyrën e Ministrit të Shëndetësisë.

Postimi i plotë

Përshëndes emërimin e kirurgut të njohur Dr. Rifat Latifi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë.

I uroj sukses në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat