​KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve lokale për kuvendet komunale

Aktuale

​KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve lokale për kuvendet komunale

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 16:48
Foto ilustrim


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve lokale për kuvendet komunale.

Në mbledhjen e sotme, kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi tha se janë zgjidhur të gjitha ankesat dhe se rezultatet mund të certifikohen. 

Radoniqi: Në PZAP janë disa ankesa, por që nuk kanë rol në certifikimin e rezultateve 

“Në PZAP janë ende disa ankesa por që ato nuk kanë rol në certifikimin e rezultateve”, tha ai. 

Në këtë mbledhje u bë edhe zëvendësimi i asamblistëve për kuvendet komunale. Imri Ahmeti nga PDK u zëvendësua nga Armend Grajçevci, Gazmend Muhaxherri nga LDK u zëvendësua me Faik Zekajn, Valon Ramadani i Lëvizjes Vetëvendosje nga Arnor Murseli, Eliza Hoxha nga PDK u zëvendësua nga Sheik Beqiri Badivuku, Agim Aliu nga PDK u zëvendësua nga Hivzi Kamenica dhe Bekë Berisha nga AAK u zëvendësua nga Nezet Ramaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat