“Këtë e ka ditur vetëm Skënder Hyseni”, shefi i truprojave tregon detaje rrëqethëse për atentatin ndaj Rugovës – ja çfarë e shpëtoi

Aktuale

“Këtë e ka ditur vetëm Skënder Hyseni”, shefi i truprojave tregon detaje rrëqethëse për atentatin ndaj Rugovës – ja çfarë e shpëtoi

Nga: P.R Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 20:51
Në mëngjesin e 15 marsit 2005, Rugova kishte qenë cak i një atentati

Në mëngjesin e 15 marsit 2005, derisa eskorta e Presidentit historik, Ibrahim Rugova po bënte rrugën e zakonshme nga rezidenca në Velani drejt ndërtesës së Kuvendit ku gjendet Zyra e Presidentit, Rugova kishte qenë cak i një atentati.

Pak minuta më pas, Rugova duhej të takohej në zyrën e tij në Presidencë, me ish-Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana i cili kishte ardhur në Prishtinë. Presidenti Rugova i mbijetoi edhe këtij sulmi.

E së fundi për këtë atentat ndaj Ibrahim Rugovës ka folur njeriu që ishte gjithmonë pranë Rugovës, shefi i truprojave Elez Nikqi.

Nikqi në një rrëfim të tij ka treguar detaje rrëqethëse për ditën e 15 marsit të vitit 2005.

“Sot më rrëqethet trupi kur e paramendoj se çfarë detonimi ka qenë, por fatmirësisht me thënë në atë fatkeqësi ka qenë ajo se ka qenë shkalla e blindimit më e lartë se sa dikujt ia ka marr mendja që e ka atë”, ka deklaruar Nikqi, përcjellë “Bota sot”.

Niqki ka treguar se çfarë e kishte shpëtuar Ibrahim Rugovën në këtë atentat.

“Po pak njerëz e kemi ditë atë shkallë blindimi. Ka qenë 8B, shkalla më e lartë, edhe fatbardhësisht e keni parasysh ajo thyerja e xhamit bash ku ka qenë koka e tij. Dhe kështu që pesha e tij ka qenë specifike diku 5 tona e gjysmë. Ai detonim e ka kthy në krahë krejt njanën anë dhe pastaj ka ra prapë në rrotë dhe dy gomat e para janë shpërthy”, është shprehur Nikqi në rrëfimin e tij.

Për shkallën e blindimit, Nikqi ka thënë se e ka ditur edhe Skënder Hyseni.

“E kam ditë unë si shef, edhe e ka ditë Skënder Hyseni si këshilltar i tij i parë politik. Askush se ka ditë shkallën e blindimit”, ka deklaruar ish shefi i truporja të Ibrahim Rugovës, Elez Nikqi.

Kujtojmë se për atentatin e 15 marsit të vitit 2005, kryesit e këtij atentati nuk janë gjetur asnjëherë, por Agim Hoti kishte pretenduar se është autor i dy tentim atentateve ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Nga burgu i Dubravës, Hoti kishte deklaruar se ata që bënë pazar me të për të vrarë janë Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat