Bedri Hamza tregon nëse Agim Bahtiri i ka uruar fitoren

Aktuale

Bedri Hamza tregon nëse Agim Bahtiri i ka uruar fitoren

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 00:34
Bedri Hamza

Kryetari tashmë i zgjedhur i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka treguar nëse kryetari i deritanishëm, Agim Bahtiri i ka uruar fitoren.

Ai ka thënë se Bahtiri e ka uruar për fitoren në zgjedhje, mirëpo nuk është takuar më me të pas zgjedhjeve.

“Agim Bahtiri më ka uruar fitoren, për çka e vlerësoi, është korrekte. Por pastaj ai një kohë ka lëviz, edhe unë i kam pasur disa angazhime dhe obligime të mia dhe nuk jemi takuar pas zgjedhjeve”, tha Hamza.

Por në koaliconet e mundëshme, Hamza nuk i sheh ata të cilët deri tani kanë qenë në qeverisje.

“Çka unë kam deklaruar dhe qëndroj prapa është që njerëzit që në çfarë do faze të jetës së tyre kanë pasur probleme me ligjin nuk mund të jenë drejtor të ndonjë Drejtorie dhe njerëzit të cilët kanë qenë pjesë e qeverisjeve të kaluara mendoj se është koha të hapet perspektiva dhe të provohen njerëz që e kanë kriterin profesional, e kanë pastërtinë ligjore dhe kanë vizion të qartë dhe e pranojnë këtë program, si dhe pranojnë që vlerësimi i performancës do të ndodhë”, ka thënë ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat