Besnik Tahiri thotë se nga gara në Podujevë nuk ndihet humbës, por...

Aktuale

Besnik Tahiri thotë se nga gara në Podujevë nuk ndihet humbës, por...

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 00:48

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, vlerëson se partia e tij ka treguar që në bastionet e veta është e fortë.

Ai u shpreh se nuk ndihen si humbës pas zgjedhjeve të këtij muaji, por që për rezultatet jo të mira do të marrin përgjegjësitë që i kanë.

“E kemi treguar që si subjekt politik jemi shumë stabil, jemi partia e tretë me komuna të fituara para LVV-së. Nuk është rezultati që e kemi pritur, andaj do të ulemi dhe të bëjmë vlerësim të situatës dhe gjendjes”.

“Aleanca është subjekt që nuk varet veç nga një njeri. Nuk jemi humbës. Në bastionet e veta AAK ka treguar që është e fortë”.

Ai po ashtu foli edhe rreth garës së tij në Podujevë, për çka tha se ishte një mësim i jashtëzakonshëm për të.

“Rezultati ishte i dobët dhe s’jam i kënaqur me të, por jam i kënaqur me punën që e kam bërë, se e kam pasur një program tepër të detajuar e konkret. U pa që fuqia politike e LDK-së dhe LVV-së ishte shumë e fortë, ishte garë e ngushtë. Unë strukturën e kam pasur të dobët, por e pata një ekip të re të jashtëzakonshme. Megjithatë nuk kam asnjë pishman dhe pres që kjo komunë të veprojë”.

“Do të jem afër Podujevës, edhe në Kuvend si deputet, edhe si dikush që do ta korrigjojë atë qeverisje. Absolutisht nuk ndihem humbës, por ndihem që kam mësuar shumë për vendlindjen time dhe do bëj edhe më tutje”.

Ndërkaq lidhur me ndonjë koalicion të mundshëm, Tahiri deklaroi se nuk ka pasur interesim prej LDK-së për të bashkëpunuar me të as kandidati për kryetar e as dega.

“VV ka qenë paksa më e interesuar, por në esencë e humbi garën e vet se mendoi që vet mundet me i krye krejt punët. Edhe pse prej LVV-së ka pasur ofertë, prej LDK-së jo”.

Megjithatë, ai deklaroi se kjo përvojë nuk do ta demotivojë për të qenë në funksion në të mirë të vendit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat