Pacolli ngushëllon familjen e tetëvjeçarit të vrarë: Autori të dënohet maksimalisht

Aktuale

Pacolli ngushëllon familjen e tetëvjeçarit të vrarë: Autori të dënohet maksimalisht

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 14:42
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka shprehur ngushëllime familjes së tetëvjeçarit të vrarë nga fqinji në Fier.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli tha se autori i këtij krimi makabër duhet të dënohet maksimalisht, sa më parë.

“Ky djalë i bukur, vetëm tetë vjeç, i vrarë brutalisht nga fqinji i tij, ka prekur zemrat e çdo shqiptari. Unë i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Vasiu.

Mateo, sot një ëngjull në parajsë, u prehtë në paqe. Autori i këtij krimi makabër të dënohet maksimalisht, sa më pare”, ka shkruar mes tjerash Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat