“Ua zbulova edhe një të mençëm në VV”/ Basha i kundërpërgjigjet Haradinajt

Aktuale

“Ua zbulova edhe një të mençëm në VV”/ Basha i kundërpërgjigjet Haradinajt

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 15:58
Dimal Basha

(E plotësuar) - Me t’u kthyer në sallën plenare pas pauzës një orëshe, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka vazhduar polemikat me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas deklarimit të deputetit Dimal Basha për projektin e gazsjellësit, Haradinaj me ironi e ka quajtur të “mençur dhe mos vet hiç”, deputetin Basha. I njëjti ia ka kthyer Haradinajt se për dallim nga deputeti opozitar, ai fillimisht e ka kryer fakultetin, pastaj është kyçur në politikë.

Haradinaj: Se kam ditë qe keni shumë deputetë të mençur, ky qenka mos vet hiç

“Se kom ditë qe keni shumë deputetë të mençur, ia zbulova edhe një, pas atij mis gjyshja dhe akademik Bahtiri, e paske edhe këtë. Qenka një far, mos vet. Për besë po e kuptoj edhe rezultatin në Prizren, kuku për ju”, tha ai.

Deputeti i mazhorancës, tha se nuk pranon vlerësime për të mençur nga Haradinaj, pasi sipas tij, ai fillimisht ka hyrë në politikë, pastaj e ka kryer fakultetin.

Basha: Në krahasim me ty njëherë e kam kryer fakultetin, pastaj kam hyrë në politikë

“Zotëri Haradinaj me dal dikush tjetër, por po del po bënë vlerësime për të mençur. Po krahasim me ty njëherë e kam kryer fakultetin, pastaj kam hyrë në politik. T’i ke hyrë në politikë, pastaj ke marrë vesh që duhet m’i kryer shkollat”, tha ai.

***

Deputeti i AAK-së Ramush Haradinaj dhe Deputeti i VV-së, Dimal Basha kanë replikuar me njëri-tjetrin për projektin e gazit. Basha i ka thënë Haradinajt se nuk kupton në gaz e as në ekonomi.

“Z.Haradinaj, unë përnime s’besoj që ti merr vesh në gaz e as në ekonomi, pse po e merr guximin me dalë me bë pyetje sepse s’po i kupton as përgjigjet”, tha Basha.

Në fjalën e tij, Haradinaj tha se u zbulua edhe dikush tjetër i mençur në VV përpos kandidatit që fliste për Miss Gjyshen

“Se kom ditë që keni qesi të meçëm në VV, ua zbulova edhe qeto, pos atij miss gjyshja e akademik Bahtirit e paski edhe këto, edhe ky koka nifar mosvet, s’kom çka me i kthy këtij përgjigje, niveli i tij s’meriton kurgjo”, tha Haradinaj.

Deputeti Basha e ka kërkuar edhe njëherë fjalën, duke i thënë Haradinajt se së pari është futur në politikë e pastaj ka kryer fakultetin.

“Unë niher e kam kry fakultetin tani kam hy në politikë, ti s’pari ke hy në politikë tani e ke marrë vesh që duhet me i kry shkollat”, tha Basha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat