Përfundon numërimi i votave me kusht, kjo komunë i mbetet i LDK-së

Aktuale

Përfundon numërimi i votave me kusht, kjo komunë i mbetet i LDK-së

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 16:52
Pamje nga QNR

(E plotësuar 19:45) - Numërohen votat me kusht në Gjakovë, Gjini mund Kusari-Lilën

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që u mbajt më 14 nëntor.

Në QNR ka përfunduar numërimi i këtyre votave për komunat: Dragash, Gjakovë, Gllogovc, Kamenicë dhe Vushtrri.

Image

Nga numërimi i votave në Gjakovë Ardian Gjini i AAK-së ka marrë 479 vota duke e mundur Mimoza Kusari-Lilën e Vetëvendosjes e cila ka marrë 403 vota.

Në Dragash Bexhet Xheladini i LDK-së ka marrë 121 vota kurse Shaban Shabani i PDK-së ka marrë 91 vota.

Në Gjakovë Ardian Gjini i AAK-së ka marrë 479 vota kurse Mimoza Kusari-Lila ka marrë 403 vota.

Në Gllogovc Ramiz Lladrvoci i PDK-së ka marrë 307 vota kurse Driton Ajazi ka marrë 233.

Në Kamenicë, Qëndron Kastrati ka marrë 113 vota kurse Kadri Rahimaj i VV-së ka marrë 136.

Në Vushtrri Xhafer Tahiri i LDK-së ka marrë 176 vota kurse Ferit Idrizi i PDK-së ka marrë 232.

Përfundon numërimi i votave me kusht për 7 komuna, ky është rezultati

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i 9,313 votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që u mbajt më 14 nëntor.

Deri më tani janë numëruar votat me kusht në Istog, Klinë, Junik, Kllokot, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtime.

Në Istog Bekë Berisha i AAK-së ka marrë 148 vota kurse Ilir Ferati i LDK-së ka marrë 148.

Në Klinë Zenun Elezaj i AAK-së ka marrë 89 vota kurse Esat Raci i PDK-së ka marrë 74.

Në Junik, Agron Kuçi i AAK-së ka marrë 22 vota kurse Ruzhdi Shehu i LDK-së ka marrë 23.

Në Kllokot, Vladan Bogdanoviq ka marrë 8 vota kurse Strahinja Spasiq ka marrë 7 vota.

Në Gjilan Alban Hyseni ka marr 278 vota kurse Lutfi Haziri  285.

Në Fushë Kosovë, Enver Bajçinca i LVV-së ka amrrë 92 vota kurse Burim Berisha i LDK-së ka marrë 151.

Image

Dragashi i mbetet i LDK-së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar  numërimi i 9,313 votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që u mbajt më 14 nëntor.

Edhe pas numërimit të votave me kusht Dragashi i mbetet LDK-së, Bexhet Xheladini do të jetë kryetar i kësaj komune.

Image

Numërimi i këtyre votave kishte rëndësi sidomos për rezultatin në Komunën e Dragashit, pasi që kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ishte vetëm 143 vota para kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani.

Numri i zarfeve të fletëvotimeve me kusht në komunën e Dragashit, sipas të dhënave të KQZ-së, ishte 211.

Nga votat me kusht LDK ka marrë 121 vota kurse PDK ka marrë 91 vota.

Elezi: 10,303 vota janë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

“Gjatë ditës së zgjedhjeve janë hedhur 10,303 vota të cilat janë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. Pas procesit të verifikimit të tyre, janë konfirmuar 9,313 vota me kusht, ndërsa janë refuzuar 990. Arsyet e refuzimit mund të kategorizohen në 3 grupe: Votuesi me kusht ka votuar më shumë se një herë; votuesi me kusht nuk është në listën e votuesve; dhe votuesi me kusht nuk është nga komuna në të cilën ka votuar. Pra, në vazhdim do të numërohen 9,313 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, rezultati i të cilave i bashkohet rezultatit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime dhe votave nga jashtë Kosovës”, tha ai.

Lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit zëdhënësi i KQZ-së u shpreh se kjo do ndodh pasi të numërohet votat me kusht të personave me nevoja të veccanta konfirmimit nga PZAP dhe Gjykatën Supreme se nuk ka ndonjë çështje për t’u shqyrtuar.

Elezi: Shpallja e rezultateve përfundimtare vetëm pas përfundimit të procedurave ligjore

“Sa i përket shpalljes së rezultateve përfundimtare të një procesi zgjedhor, kjo bëhet nga KQZ-ja pasi të bëhet numërimi i votave nga jashtë Kosovës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave me kusht; si dhe pasi të marrim konfirmimet nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar/vendosur. Pas përmbylljes së këtyre proceseve të parapara me ligj, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të shpall rezultatet përfundimtare”, tha ai.

Elezi tutje u shpreh se KQZ është duke punuar në përmbylljen e procesit të zgjedhjeve lokale, i cili ka filluar në mes të muajit qershor, pasi ishte shpallur data e zgjedhjeve lokale.

Deri më tani, KQZ ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për 38 Kuvendet Komunale dhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kryetar të 17 Komunave, që janë mbajtur më 17 tetor

***

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka filluar numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se numri i votave të vlefshme me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta është 9 mijë e 313.

Ai dha detaje edhe për refuzimin e disa votave që i përkasin kësaj kategorie.

“Në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave që u mbajt të diel më 14 nëntor. Gjatë ditës së zgjedhjeve janë hedhur 10 mijë e 303 vota të cilat janë vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta. Pas procesit të verifikimit të tyre janë konfirmuar 9 mijë e 313 vota me kusht. Arsyet e refuzimit mund të kategorizohen në tri kategori: ka votuar më shumë se një herë, votuesi me kusht nuk është në listën e votuesve dhe votuesi me kusht nuk ka votuar në komunën e tij”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat