Nga Kabineti i Konjufcës reagojnë për produktet serbe në Kuvend

Aktuale

Nga Kabineti i Konjufcës reagojnë për produktet serbe në Kuvend

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 15:08
Glauk Konjufca

Shefi i Kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli ka reaguar pas kërkesës së deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha lidhur me largimin e produkteve serbe që shërbehen në bufenë e Kuvendit.

Berisha tha se një gjë të tillë kërkoi nga Konjufca që të mos lejojë të shërbehen produktet meqë si parti kanë qenë të zhurmshme ndaj prodhimeve serbe.

Kërqeli thotë se kanë kërkuar që këto produkte të mos shërbehen më në Kuvendin e Kosovës, ku edhe ka publikuar e-mail e kërkesës.

Ndërkohë që tha se kjo marrëveshje është bërë në legjislaturat e kaluara.

Ai në fund ka shkruar se gjitha veprimet janë kohë më parë, para siç tha ai performancës së sotme të Bekë Berishës në Kuvend.

Postimi i plotë i Kërçelit:

Rreth produkteve serbe në Kuvendin e Kosovës.

1.Kuvendi i Kosovës ka privatizuar shërbimet e byfesë, duke ja ofruar një operatori privat.

2.Ky operator privat, ka marrëveshje me Kuvendin tash e mbi 15 vite.

3.Këtë marrëveshje apo kontratë, kjo legjislaturë e re, e ka gjetur në Kuvendin e Kosovës (dmth këto shërbime ofrohen para ardhjes së kryeparlamentarit Konjufca)

4.Kabineti i Kryetarit, ka kërkuar që këto produkte mos të shërbehen më në Kuvendin e Kosovës (shih emailin)

5.Kuvendi i Kosovës si pasojë e shërbimeve jo profesionale, ka njoftuar operatorin se i shkëputet kontrata.

6.Të gjitha këto veprime janë bërë shumë kohë para përformancës së sotshme të deputetit Bekë Berisha.

Kjo është e vërteta rreth produkteve serbe në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat