Në Tiranë promovohet monografia “Yje mbi dafina” kushtuar 21 policëve të Kosovës të rënë në detyrë

Aktuale

Në Tiranë promovohet monografia “Yje mbi dafina” kushtuar 21 policëve të Kosovës të rënë në detyrë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 16:13
Pamje nga promovimi

Në Muzeun e Historisë Kombëtare në Shqipëri është hapur ekspozita për promovimin e monografisë “Yje mbi dafina”. Libri i autores, gazetares, Mihane Hoxha i kushtohet 21 zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës.

Në hapjen e ekspozitës përveç autores Hoxha, i pranishëm ka qenë edhe drejtori i muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, profesor Zaho Golemi nga Shkolla Akademike e Policisë së Shqipërisë, profesor Frederik Stamati, profesoresha, Helena Halilaj, familja e policit të rënë në detyrë e Ilir Llapatinca

Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesi i ambasadës së Kosovës në Tiranë, Blerim Xhemaili.

Kujtojmë që në 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, pra një vit më parë është promovuar libri “Yje mbi dafina”. Libër në të cilin janë dokumentet, fotografitë e rrëfimet e familjarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat