I dënuari në rastin “Kumanova”: Një zot e di kur do të dal nga burgu, jemi pengje politike

Aktuale

I dënuari në rastin “Kumanova”: Një zot e di kur do të dal nga burgu, jemi pengje politike

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 20:31
Enver Hoxha-Klein

I dënuari në rastin “Kumanova”, Enver Hoxha-Klein, ka thënë se Prishtina dhe Tirana janë për keqardhje kur vije puna tek mbështetja për të burgosurit e rastit “Kumanova”.

Në pyetjen se kur pritet të dalë nga burgu, Hoxha Klein tha se vetëm një zot e di pasi është dënuar me 40 vjet burgim.

Por, deri tash, sipas tij, Tirana dhe Prishtina lënë shumë për të dëshiruar.

“Një zot e di. Presim një angazhim nga shteti shqiptar, Tirana dhe Prishtina. Deri tash asgjë nuk ka ndodhur. Kemi mbetur në mjegull. Jemi pengje politike. Jam dënuar me 40 vjet”, ka thënë Hoxha Klein.

 Në pyetjen se a kanë bërë ndonjë gjë Kosova dhe Shqipëria për t’ju ndihmuar të burgosurve në çfarëdo forme, Hoxha Klein u përgjigj me pesimizëm.

“Asgjë, asgjë, (janë) për keqardhje”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat