Roli i Hashim Thaҫit në krye të ‘shtabistëve të Rognerit’, veprat kriminale që u mbështeten nga Qosja dhe Demaҫi, u vërtetuan nga Specialja

Aktuale

Roli i Hashim Thaҫit në krye të ‘shtabistëve të Rognerit’, veprat kriminale që u mbështeten nga Qosja dhe Demaҫi, u vërtetuan nga Specialja

Nga: H.O. Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 18:52
Hashim Thaçi

Është folur shumë herë për SHIK-un dhe udhëheqësit e kësaj organizate, e që në popull njihet vetëm për vepra jo të mira. Se si është krijuar kjo organizatë dhe cilat ishin qëllimet e saj, ka folur publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj.

Zeqiraj thotë se kjo organizatë është krijuar nga ‘komandantët’ e fronit të parë të luftës.

Image
Idriz Zeqiraj

"Komandantët", me një SHTAB të UÇK-së, të vetëzgjedhur në Tiranë, të cilët nuk njiheshin nga luftëtarët, në frontin e luftës në Kosovë, në koordinim me sigurimsat e Enver Hoxhës, themeluan -Shërbimin Informativ të Kosovës, (SHIK). Skema themeluese e programore, ishte e gatshme, ajo e luftës dhe e pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri: Të vritën kundërshtarët kryesorë politikë dhe rivalët e nesërmë të pushtetit, prapa shpine dhe t`i faturohen si vrasje nga pushtuesit”, thotë Zeqiraj.

Ai thotë më tutje se, ‘kjo krijesë makabre, e kobshme, për Kosovën dhe shqiptarët mbarë, fillimisht, u mbajtë sekret. Ndërkohë, veprimtarinë vrastare e filloi në territorin e Shqipërisë, për ta shtrirë, në mënyrën më të vrazhdët edhe në Kosovë’.

“SHIK-u u degëzua edhe në emërtesa tjera, për t`u kamufluar, në rast të zbulimi të krimit, si: G-2, "Shqiponjat e zeza" dhe tjera të këtij lloji, tashmë, të bëra të njohura nga ish-SHIK-as të rebeluar, pasi kuptuan se edhe ata mund të bëhen pjesë e "Listave të zeza", të vritën”, thekson ai.

Zeqiraj thotë më tutje se ‘i ashtuquajturi SHTAB i Rogner-it, harroi Serbinë pushtuese. Të gjitha "bateritë" i drejtoi kundër "armikut të brendshëm", Ibrahim Rugovës dhe të LDK-së së Tij’.

“Metoda tipike, siç bëri filosllavi Enver Hoxha, me byroistët e tij: Luftën e nisur për çlirimin e Shqipërisë, e konvertoi në luftë kundër nacionalistëve shqiptarë, pra, në luftë civile! Por, Presidenti Rugova me shokë, me gjithë kërkesën nga militantët e LDK-së, për përgjigje adekuate, nuk e pranoi, me arsyetimin logjik se "atëherë do ta harrojmë Serbinë!", vlerëson ai.

Ai thotë se ky grupacion i udhëhequr nga Hashim Thaҫi formoi bandat ekzekutuese në rajone të ndryshme të Kosovës.    

“ShTAB-istët e Rogner-it, të prirë nga Hashim Thaçi, me shokë, filluan me hartimin e Listave të zeza" dhe formuan bandat ekzekutuese, gjithnjë sipas -liastave të SHTAB-it, në rajonin e Drenicës, të Dukagjinit dhe të Llapit”, thotë Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot”.

Ai thotë më tutje se ‘sabotimi i unifikimit, bashkimit të faktorëve ushtarakë të Kosovës, ishte projekt i SHIK-ut, me skenar të zyrtarëve social-komunistëve në pushtet, të Tiranës, të mbështetur edhe nga profesor Qosja dhe Demaçi me shokë. Ky ishte hapi i parë i sabotimit të luftës, deri në dështimin e saj.

“Megjithatë, Kosova u çlirua nga NATO-pakti. Kjo nuk mohon dhe as nuk e zvetnon luftën, heroizmin e dëshmorëve dhe të luftëtarëve të mbijetuar, për çlirim dhe liri. SHIK-u, si një "ndërmarrje e përbashkët kriminale", një konstatim i saktë i prokurorit amerikan, Jack Smith, edhe pas çlirimit të vendit, vazhdoi aktivitetin kriminal, të filluar gjatë luftës. Ekzekutimet e ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut; të bashkëpunëtorëve të Presidentit Rugova; të aktivistëve të LDK-së; të rivalëve politikë, veprimtarë të hershëm të LPK-së, deri edhe dëshmitarët potencialë të Gjykatës së Hagës, vazhduan shpengueshëm, pavarësisht pranisë të UNMIK-ut, EULEX-it, KFOR-it”, thotë publicisti Idriz Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat