Rrahja në Prizren, reagon Arianit Koci: Sulm brutal ndaj një familje rome

Aktuale

Rrahja në Prizren, reagon Arianit Koci: Sulm brutal ndaj një familje rome

Nga: G.B Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 09:19
Pamje nga video

Avokati Arianit Koci ka reaguar për sulmin ndaj një familje rome në një qendër tregtare në Prizren.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është sulmi më brutal dhe që kjo ka ndodhur për shkak të maskës, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se vajza 11 vjeçare është e traumatizuar.

Postimi i tij i plotë:

Ky është sulmi brutal ndaj një familje rome, dje në një qendër tregtare në Prizren.

Sipas një deputeti të Republikës së Kosovës, shkas për sulm nga ana e sigurimit të qendrës, paska qenë vendosja e maskës.

Prindërit dhe vajza e 11 vjeçare, e kanë pasur maskën. Djali jo.

Gjithnjë sipas deputetit, sigurimi e sulmon njërin prej familjarëve fizikisht, në prani të familjes- për shkak të mos pasjes së maskës, duke e sharë: “Ta q… magjupin e nanës”. Sulmuesi ka vazhduar me rrahje dhe kërcënime serioze.

Tre persona janë arrestuar, dy prej të cilëve (romët, babë e bir), janë liruar pas disa orësh.

Vajza 11 vjeçare është e traumatizuar.

Duhet theksuar që pjesëtari i sigurimit dhe kjo familje rome, njihen dhe jetojnë në pjesën e njëjtë të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat