E tmerrshme: “Përveç sigurimit, romët u goditën edhe nga kalimtarët e rastit, lutjet, britmat dhe kukamat, nuk i kanë ndalë sulmuesit”

Aktuale

E tmerrshme: “Përveç sigurimit, romët u goditën edhe nga kalimtarët e rastit, lutjet, britmat dhe kukamat, nuk i kanë ndalë sulmuesit”

Nga: N. Sh. Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 14:35
Pamjenga rrahja e romëve

Avokati Arianit Koci ka dhënë detaje të reja për rastin e sulmit ndaj romëve në një qendër tregtare në Prizren, pas bisedës me këta të fundit.

Koci përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se dy prej tre pjesëtarëve të sigurimit i kanë sulmuar romët.

Përveç kësaj, ai tha se të njëjtit u sulmuan edhe nga disa kalimtarë të rastit.

Koci shkruan se rrahja e tyre ndodhi në praninë e 11 vjeçares dhe nënës së saj, derisa shton se lutjet e britmat nuk i ndalën sulmuesit.

 

Sipas avokatit kjo rrahje ka ndodh për shkak të racizmit.

Koci kërkon nga Policia e Kosovës që të marr kamerat dhe t'i procedoj personat përgjegjës, e edhe kalimtarët e rastit që i kanë rrahur romët.

Postimi i plotë:

Edhe pak për racizmin!

Në bisedë me djalin e familjes rome kuptova disa detaje rrënqethëse:

– Kanë qenë 3 pjesëtarë të sigurimit – dy prej tyre i kanë goditur romët;

– Së paku 2 qytetarë – kalimtarë të rastit, i kanë goditur romët – pa asnjë arsye.

– Rrahja e babës dhe vëllaut ka ndodhë para syve të motrës 11 vjeqare. Prezent ka qenë edhe nana e saj. Lutjet, britmat dhe kukamat, nuk i kanë ndalë sulmuesit;

– Siç po pohojnë shumë qytetarë, në qendër tregtare, shumica nuk kanë pasur maska. E maska ka qenë pretekst për dhunën fizike.

Prandaj, policia duhet t’i marrë urgjentisht të gjitha kamerat dhe t’i procedoj personat përgjegjës – të gjithë rend, duke i përfshirë edhe kalimtarët e rastit “që kanë shkepë boksa”, pa asnjë arsye.

Në fakt, si duket, arsyeja qenka tipike rasciste: viktimat janë rom!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat