“Pive kafen e fundit në shtëpi”, Berianë Mustafa rrëqeth derisa kujton takimin e fundit me babanë: Nuk pata guxim të të shihja në arkivol

Aktuale

“Pive kafen e fundit në shtëpi”, Berianë Mustafa rrëqeth derisa kujton takimin e fundit me babanë: Nuk pata guxim të të shihja në arkivol

Nga: G.B Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 09:26
Xhemail Mustafa dhe Beriane Mustafa

Sot janë bërë 21 vite nga vrasja e Xhemail Mustafës, njërit nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Rugova, po ashtu kolumnist i gazetës “Bota sot”.

Në këtë përvjetor, vajza e tij Berianë Mustafa e ka kujtuar takimin e saj të fundit me babanë, përcjell Bota sot.

Ajo ka treguar se si një ditë para vrasjes, ai e piu kafen e fundit në shtëpi, folën e u panë për herë të fundit, ndërsa të nesërmen në varrimin e tij, ajo thotë se nuk ka mundur ta shoh për herë të fundit të arkivol dhe se e ruajti pamjen e fundit me fjalët “shihemi bellushe”.

Postimi i saj i plotë:

2000....heshtje në dhomë. U zgjova dhe të pashë derisa po lexoje "Lulet e ftohta të marsit" nga I.Kadare. Më dukej që ishe i lodhur që në mëngjes. Të thash leje, e lexon më vonë librin dhe me gjasë sikur e konfirmove në heshtje atë që të thash. Pire kafen e fundit në shtëpi, folëm për herë të fundit, të pashë për herë të fundit. Të gjitha qenë të fundit për ne të dy Babë. Të nesërmen, në ditën tande të varrimit, unë nuk e pata guximin as të të shoh në arkivol për herë të fundit. E ruajta pamjen tënde të fundit me fjalët "shihemi bellushe", ama na s'u pame ma babë, sot që 21 vjet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat