Familja e Haki Imerit reagon për kërcënimin e kryeredaktorit të “Bota sot”/Ja çfarë paralajmërohet

Aktuale

Familja e Haki Imerit reagon për kërcënimin e kryeredaktorit të “Bota sot”/Ja çfarë paralajmërohet

Nga: M.H. Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 13:16
Presidenti Ibrahim Rugova dhe kryeredaktori Idriz Morina

Gjatë mbrëmjes së të dielës është kërcënuar kryeredaktori i “Bota sot”, Idriz Morina me jetën e familjes.

Rastin kryeredaktori e ka paraqitur në polici dhe me rastin po ndërmerren hetimet e nevojshme.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe familja e veprimtarit Haki Imeri, e që thonë këto kërcënime nuk kanë sjellur asnjë rezultat.

Familja Imeri parashtron pyetje se kush mund të ketë kërcënuar kryeredaktorin duke shtuar që epoka e gjykimit sapo ka filluar.

Postimi i plotë

Pse dhe kush e paska kërcënuar kryeredaktorin e “Botes sot”, Idriz Morina?!

-cilin e pengon akoma e vërteta rreth vrasjeve politike?

-kërcënimet, vrasjet nuk u sollën deri më tani rezultat në asnjë rrafsh...

- koha nuk punon më për ju kërcënues të gazetarëve !

- horrat nuk bëjnë më gjumin rehat, Epoka e Gjykimit sapo ka filluar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat