E vërteta e takimit të Presidentit Rugova me Kadri Veselin/ SHIK-u e donte të vdekur

Aktuale

E vërteta e takimit të Presidentit Rugova me Kadri Veselin/ SHIK-u e donte të vdekur

Nga: H.O. Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 16:57
Presidenti Ibrahim Rugova

Veprimtaria e Presidentit historik, Ibrahim Rugovës për liri dhe pavarësinë e Kosovës është e ditur botërisht. Figurën e Presidentit Rugova e ka përshkruar publicisti Idriz Zeqiraj duke thënë se ai ka qenë në mbrojtje të së drejtës, por as i urtë as i butë.

“Dr. Rugova ka qenë trim i mençur. Ai nuk ka qenë as i urtë dhe as i butë, në mbrojtjen e së drejtës, të parimeve. Në Rezidencën e Tij, ka pritur e përcjellur miq dhe armiq. Gjithnjë, duke u dhënë përgjigjën meritore”, thekson Zeqiraj.

Poashtu, Zeqiraj ka përmendur edhe raportet e Presidentit me SHIK-un dhe kreun e kësaj organizate, Kadri Veselin. Sipas tij, Presidenti kishte vetëm një kusht ndaj tyre, dhe për këtë kusht, SHIK-u e donte të vdekur, duke organizuar disa herë atentate kriminale ndaj tij.

“Këtij moti kemi dëgjuar rrëfime nga më të çuditshmet, për raportet e Presidentit Rugova me SHIK-un, përkatësisht, me eprorët e tij. Nuk i vëjmë në dyshim takimet e Dr. Rugovës, me kreun e SHIK-ut, Kadri Veseli, dhe të "bedelëve" të tij. Është e vërtetë edhe kërkesa e tyre, për legalizimin e kësaj Organizate ilegale, supër-kriminale, e cila ka përgjakur Kosovë dhe Shqipëri. Por, Presidenti Rugova, më parë se të amnistohet SHIK-u, kërkoi plotësimin e një kushti të "vogël": "Ngjalljen e viktimave numerike të SHIK-ut!" Dr. Rugova kishte miq e dashamirë të shumtë dhe të sinqertë. Andaj, bisedat me njerëzit e SHIK-ut, tashmë, janë të njohura, përfshi edhe ai kushti i "vogël" i Tij! Êshtë, pikërisht, ky kusht i "vogël", arsyeja që SHIK-u e donte Rugovën të vdekur! Gjuajtja banditeske me granatë në Rezidencë; atentati i dështuar me tritol në rrugë, deri në dëmtimin e rëndë të veturës së blinduar të Tij, janë dëshmi të krimit të SHIK-ut”, thekson Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat