AAK do t`i nënshtrohet procesit të brendshëm zgjedhor

Aktuale

AAK do t`i nënshtrohet procesit të brendshëm zgjedhor

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 19:39
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se ka nisur zgjedhjet e brendshme në parti.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të AAK-së, është vendosur që zgjedhjet e brendshme të mbahen prej datës 1 dhjetor 2021, thuhet në një njoftim për media.

Procesi zgjedhor përfundon më 1 qershor 2022 dhe do të mbahet në të gjitha nivelet dhe forumet e AAK-së.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka shprehur bindjen e tij se “Aleanca pas këtyre zgjedhjeve do të jetë më e organizuar dhe më e konsoliduar se asnjëherë tjetër”.
Ai ka uruar zgjedhje të mbara dhe suksese për të gjithë anëtarët e AAK-së dhe strukturat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat