Eurodeputeti austriak bën thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

Eurodeputeti austriak bën thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 10:49
Lukas Mandl

Deputeti i Parlamentit Europian, austriaku Lukas Mandl, ka bërë edhe njëherë thirrje që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Sipas tij, kjo është urgjente, meqë Kosova veçse ka përmbushur të gjitha kriteret e Bashkimit Europian.

”Programi i qeverisë në grupin D, në mënyrë eksplicite përmend #liberaliziminevizave për #Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë”, shprehet ai mes tjerash derisa thotë se për këtë Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian kanë rënë dakord prej kohësh.

”Mbështetje e plotë parlamentare këtu”, bën thirrje tutje ai përmes twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat