Abdixhiku pas takimit me Metën: Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik

Aktuale

Abdixhiku pas takimit me Metën: Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 12:29
Foto nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi se është takuar me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i cili po qëndron sot në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se me Presidentin Meta kanë biseduar për vizionin e përbashkët dhe një të ardhme më të shëndoshë të shqiptarëve në rajon.

“Sot, me bashkëpunëtorë, prita në selinë e LDK-së, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Biseduam hapur për vizionin tonë të përbashkët drejt një të ardhme më të shëndoshë të shqiptarëve në rajon; perspektivën euroatlantike të dy shteteve, dhe kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë rrugëtim. Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik”, shkroi Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat