Edita Tahiri tregon se qeveria Kurti e ftoi në ekipin për dialog, si iu përgjigj?

Aktuale

Edita Tahiri tregon se qeveria Kurti e ftoi në ekipin për dialog, si iu përgjigj?

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 20:39
Edita Tahiri

Nëse kryeministri Kurti e fton të bëhet pjesë e dialogut, Edita Tahiri do të pranonte vetëm në pozita vendimmarrëse.

Kjo ishte deklarata e vetë ish-kryenegociatores në dialogun e Kosovës me Serbinë.

Tahiri tregoi se ka pasur bisedime me qeverinë Kurti dhe i ka bërë të qartë se kërkon pozicion udhëheqës, duke qenë se nuk mund të qëndrojë vetëm duke vëzhguar dhe këshilluar në një proces kaq kompleks saç është ai i dialogut Prishtinë-Beograd.

“E kam bërë me dije se nuk pranoj pozita të këshilltares në këtë proces sepse unë jam një prej liderëve kryesorë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe nuk ndërroj statusin tim nga lideri në këshilltar,” – deklaroi ajo.

Sa i takon fusnotës, Tahiri tha se nuk është penduar dhe fokusi nuk duhet të ngelet aty, por te rezultatet të cilat janë arritur.

“Fusnota është bërë si një mjet që vlerëson rezultatet e dialogut gjatë kohës kur unë kam qenë negociatore,” – tha ajo, ndërsa nënvizoi se ka qenë një element i domosdoshëm, falë të cilit Kosova është zyrtarisht në rrugën e integrimeve europiane.

“U desh sepse 5 vende mosnjohëse të pavarësisë do të na pengonin në marrjen e marrëveshjes stabilizim-asocim sepse nuk do ta votonin për shkak të pamundësisë,” – shtoi Tahiri duke pohuar që fusnota ka ardhur si një zgjidhje optimale pikërisht për ato vende që nuk kanë njohur pavarësinë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat