Kujdestarja e maturantes së vrarë mallkon dorasin: O kriminel që e vrave Genten!

Aktuale

Kujdestarja e maturantes së vrarë mallkon dorasin: O kriminel që e vrave Genten!

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 23:05
Nxënësit e vrarë

Kujdestarja e vajzës që u vra sonte në rastin tragjik në Gllogjan, ka publikuar një fotografi të viktimës kur ishte maturante, duke e mallkuar dorasin.

M.C. gjithashtu ngushëlloi familjarët e të vrarëve në tragjedinë e sotshme.

Një autobus që transportonte nxënës nga Gjakova për në deçan, diku në mes të fshatit Shaptej dhe Gllogjan, është sulmuar nga të paktën një person i maskuar, ku si rezultat kanë vdekur 3 persona dhe një është plagosur.

Image

Lajmin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, i cili tha se zyrtarisht tre persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Të vrarët janë dy nxënës, djalë dhe vajzë të moshës së re dhe shoferi i autobusit.

“Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri”, tha Nikçi.

Nuk dihet ende autori e as motivet e sulmit që tronditi Deçanin mbrëmjen e së premtes.

Lidhur me tragjedinë kanë reaguar eksponentë nga skena politike duke përfshirë edhe presidenten e shtetit, Vjosa Osmanin.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe ky rast duhet të zbardhet sa më parë.

“Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet”. “Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë."

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat