“Breshëri kallashinkovi”/ Sali Berisha reagon pas krimit në Gllogjan

Aktuale

“Breshëri kallashinkovi”/ Sali Berisha reagon pas krimit në Gllogjan

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 10:11
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Gllogjan, ku pas një sulmi mbeten të vrarë tre persona.

Berisha shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, derisa i uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim të shëmtuar dhe uroj që vrasësi i nxënësve të shkollës dhe shoferit të gjendet sa më parë dhe të marrë ndëshkimin ligjor të merituar” shkroi Berisha në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nje krim i shemtuar!

Te dashur miq, dje ne darke nje kriminel me mask ne Gllogjan, Komuna e Deçanit, ka shkrehur bresheri kallashnikovi drejt autobuzit me nxenes shkolle nga te cilat kane humbur jeten dy nxenes dhe shoferi i autobuzit dhe eshte plagosur nje nxenes tjeter.

Duke shprehur ngushellimet me te ndjera famljeve te viktimave, per humbjen e njerezve te tyre me te dashur dhe uruar sherim te plote te plagosurit, denoj me ashpersine me te madhe kete krim te shemtuar dhe uroj qe vrasesi i nxenesve te shkolles dhe shoferit te gjendet sa me pare dhe te marre ndeshkimin ligjor te merituar. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat