Serbia refuzoi vizitën e katër ministrave të Kosovës, Bytyçi: Tani do të thonë se Albin Kurti povokon

Aktuale

Serbia refuzoi vizitën e katër ministrave të Kosovës, Bytyçi: Tani do të thonë se Albin Kurti povokon

Nga: G.B Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 10:55
Qeveria e Kosovës

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar pas ndalimit të vizitës së katër ministrave nga Kosova për në Kosovën Lindore.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata ministra nuk u refuzuan si terroristë por thjesht se po bënin vizitë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se tani presim që analsitët pro-serbë të thonë se ministrat e Kosovës provokuan dhe do të thonë po ashtu se Albin Kurti provokon se nuk e dëshiron dialogun me Serbinë.

Postimi i tij i plotë:

Sot në mëngjes Serbia ka refuzuar që katër ministra të Kosovës të bëjnë një vizitë dy ditore në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Këta ministra nuk u refuzuan si herë të tjera si "terroristë", por thjesht se po bënin një vizitë në këto qytete!

Tani presim që analistët pro-serbë t'i bashkohen propagandës së Beogradit e të thonë se ministrat e Kosovës provokuan. Ata do të thonë gjithashtu se "Albin Kurti provokon, mbasi nuk e dëshiron dialogun me Serbinë"! Sikur ministrat e tij do të shkonin në Luginën e Preshevës për "luftë" dhe jo per të biseduar me qytetarët e kësaj treve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat