Ua heq kapelën/Koci në mbrojtje të mediave për raportimin për tragjedinë në Gllogjan

Aktuale

Ua heq kapelën/Koci në mbrojtje të mediave për raportimin për tragjedinë në Gllogjan

Nga: G.B Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:46
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka dalë në përkrahje të mediave, lidhur me raportimin për tragjedinë që ndodhi mbrëmë në Gllogjan.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se mediat e kanë kryer punën mirë, duke informuar për çdo detaj, siç edhe është misioni i tyre, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se tani radhën e kanë organet e hetuesisë.

Postimi i tij i plotë:

Mediat, siç po shihet, lidhur me tragjedinë në Gllogjan, e kanë kryer shumë mirë punën e vet.

Na kanë informuar dhe po vazhdojnë të na informojnë për çdo detaj, ashtu siç edhe është misioni i tyre.

Hats off!

Natyrisht, gjithmonë ka vend për më mirë.

Tash, rendin e kanë organet e hetuesisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat