DASH vjen me një paralajmërim për shtetasit amerikanë lidhur me lëvizjen në Kosovë - ja çfarë iu kërkon

Aktuale

DASH vjen me një paralajmërim për shtetasit amerikanë lidhur me lëvizjen në Kosovë - ja çfarë iu kërkon

Nga: M.H. Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Për shkak të rrezikut nga një sulm i mundshëm, përfaqësues të diplomacive të huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare.

Ky paralajmërim ka arritur të sjellë reagime në vend për shkak të rrezikut që Kosova mund të përballet.

Në lidhje me këtë së fundmi ka reaguar Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila ka publikuar një njoftim për shtetasit e saj, siç bën zakonisht në faqen travel.state.gov.

Të dhënat e publikuara për Kosovë, bëjnë të ditur që qytetarët duhet të kenë kujdes në lëvizjen e tyre pasi mund të ketë sulme potenciale nga grupe terroriste, përcjell “Bota sot”.

“Grupet terroriste vazhdojnë të komplotojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë me pak ose aspak paralajmërim, duke synuar vendndodhje turistike, qendra transporti, tregje/qendër tregtare, objekte të qeverisjes vendore, hotele, klube, restorante, vende kulti, parqe, ngjarje të mëdha sportive dhe kulturore, institucione arsimore, aeroporte dhe të tjera hapësira publike”, thuhet në udhëzimet e publikuara.

Në të dhënat e publikuara më 22 nëntor nga kjo faqe, thuhet se shtetasit amerikanë duhet të kenë kujdes dhe t’i rishqyrtojnë udhëtimet për në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviç për shkak të tensioneve dhe potencialit për trazira civile në atë pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat