Haradinaj uron festat e nëntorit, përmend tri qëllime Kosovë-Shqipëri

Aktuale

Haradinaj uron festat e nëntorit, përmend tri qëllime Kosovë-Shqipëri

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 10:41
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festave të nëntorit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mirënjohje të përjetshme për prijësit themeltarë të shtetit shqiptar që lartësuan vlerat dhe idealet kombëtare.

“Përulje para veprës së heronjve e martirëve, të të gjithë brezave, që luftuan për të drejtën tonë. Falënderim popujve miq, që në kohën kur kanoseshim nga shfarosja, ishin përkrah nesh, Aleanca Veriatlantike NATO e prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

1.Linja hekurudhore Kosovë – Shqipëri

2.Mbrojtja e përbashkët ushtarake e Kosovës dhe Shqipërisë. Në funksion të forcimit të Ushtrisë së Kosovës, të nis iniciativë ligjore për Fondin e Ushtrisë, ku të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë të ndihmojnë me financa.

3.Shtetësia shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Me këto tri qëllime, shënojmë Festat e Nëntorit.

Mirënjohje të përjetshme për prijësit themeltarë të shtetit shqiptar që lartësuan vlerat dhe idealet kombëtare.

Përulje para veprës së heronjve e martirëve, të të gjithë brezave, që luftuan për të drejtën tonë.

Falënderim popujve miq, që në kohën kur kanoseshim nga shfarosja, ishin përkrah nesh, Aleanca Veriatlantike NATO e prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dashur bashkëkombës. Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe Pavarësisë sonë Kombëtare. 28 Nëntori i Skënderbeut, UÇK-së dhe Adem Jasharit. 28 Nëntori i shqiptarëve. Urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat