Sali Berisha publikon imazhin historik/ 80 vjetori i pavarësisë me Presidentin Rugova

Aktuale

Sali Berisha publikon imazhin historik/ 80 vjetori i pavarësisë me Presidentin Rugova

Nga: M.L. Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 14:27
Foto e publikuar nga Berisha në Facebook

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një fotografi nga arkivi, me anë të së cilës përkujton presidentin Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Fotografia është shkrepur në qytetin e Vlorës, me rastin e 80 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Aty shihet ish kreyministri Berisha duke mbajtur fjalim ndërsa krah tij është edhe ish presienti i ndjerë Ibrahim Rugova.

“Me presidentin e pavdekshëm Ibrahim Rugova, në 80 vjetorin e Pavarësisë, në Vlorë. Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Kjo është një dëshmi e afërsisë së Berishës me presidentin Rugova, e po ashtu një gjurmë e vlefshme e atdhedashurisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat