Largohet investitori potencial për investimin e 110 milionë eurove, shkon në Maqedoni

Aktuale

Largohet investitori potencial për investimin e 110 milionë eurove, shkon në Maqedoni

Nga: N. Sh. Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 11:41

Eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu, ka treguar se është larguar një investitor nga Kosova.

Sipas tij, një investitor potencial për të investuar në Vushtrri, me 110 milionë euro në energji me erë, ka shkuar në Maqedoni.

Ai thekson se Maqedonia i kreu procedurat për 1 miuaj, dhe kështu i ka dhënë statusin Investitor Strategjik, kurse Kosova për 3 vite nuk arriti ta bëjë këtë.

Reagimi i plotë:

Si largohen investitorët potencial nga Republika e Kosovës

Akou Energy investitor francez në Maqedoninë e Veriut po investon 220 milionë € njfton KM Zaev i Maqedonisë.

Në Kosovë, i njëjti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investojë110 milionë € në energji me erë në projektin Çyçavica Ëind Farm në Vushtrri, për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë.

Dallimi, Maqedonia e Veriut i kreu procedurat për 1 muaj, duke i dhënë statusin Investitor Strategjik Akou Energy nga Franca, Qeveria e Kosovës nuk po arrinë ti kryej të njëjtat procedura për më shumë se 3 vite. Prandaj ikin investitorët nga Kosova e shkojnë në vendet fqinjë.

Kosova promovon investime për rajonin falë byrokracisë, padijenisë dhe korrupcionit.

#Edhe turpi ka emër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat