Presidentja Osmani flet për emërimin e Bashkim Jasharit, përmend luftën dhe sakrificën për liri

Aktuale

Presidentja Osmani flet për emërimin e Bashkim Jasharit, përmend luftën dhe sakrificën për liri

Nga: M.L. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 23:48
Foto nga ceremonia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për emërimin e Gjeneralmajor Bashkim Jasharit në postin e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Osmani potencoi se Bashkim Jashari i shërbeu atdheut atëherë kur populli ynë rrezikohej të shuhej nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit.

Edhe tash e tutje do t'i shërbej shtetit të tij duke e udhëhequr ushtrinë e ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë të brezave të tërë”, u shpreh Osmani.

Prandaj, ajo tha se ishte nder i veçantë që sot ta emëronte në detyrën e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjeneralmajor Jashari do ta ketë mbështetjen time të plotë si Komandante Supreme në ngritjen e FSK-së në piedestale edhe më të larta. Në këtë detyrë të shenjtë gjeneralmajor Jasharit i uroj suksese, ndërkaq gjenerallejtënant Ramën e falënderoj për shërbimin e deritashëm!”, përfundoi Presidentja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat