Kërkohet riorganizim i thellë i VV-së

Aktuale

Kërkohet riorganizim i thellë i VV-së

Nga: A.M. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 23:56
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit lokale u cilësua se dështoi në rezultatin e saj.

Kjo parti nuk arriti që t`i fitonte komunat të cilat pretendonte.

Vetëvendosja e humbi votuesin e saj të cilin e kishte pasur në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, shprehet se kjo parti duhet që të riorganizohet thellësisht.

“Më këtë mendësi dhe me këtë organizim të këtillë LVV nuk mund te ecë përpara. Nëse nuk lëvizë nuk do te këtë dritë jeshile edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. LVV i duhet një riorganizim më i thellë i strukturave të saj në nivel qendror por edhe në bazë, te sjell figura të reja në parti të afta dhe profesioniste të fushave të ndryshme, e jo vetëm asi që rrëzojnë kamionë dhe gjuajnë me gur rrugëve”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka treguar se edhe nga çfarë varet imazhi i VV-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Këtë LVV duhet ta bëjnë urgjentisht dhe pa hamendje. Prandaj nga puna e kësaj qeverie me Albin Kurtin në krye më realizimin e premtimeve elektorale gjatë periudhës se ardhshme varet edhe imazhi i saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat