Dugolli flet për herë të parë pas konfirmimit të tij si ambasador i Kosovës në SHBA

Aktuale

Dugolli flet për herë të parë pas konfirmimit të tij si ambasador i Kosovës në SHBA

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 00:26
Ilir Dugolli

Ilir Dugolli, emri i të cilit u konfirmua nga MPJ për ambasador të Kosovës në SHBA ka reaguar për herë të parë për pozitën që do ta marrë.

Ai ka falënderuar ish-kolegët e tij, përfshirë Vlora Çitakun.

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se ndihet i përulur dhe i nderuar që i është besuar një pozitë e tillë.

Postimi i plotë:

Faleminderit shumë për fjalët tuaja të mira! Jam i përulur dhe i nderuar që më është besuar një përgjegjësi kaq e veçantë e kryer ndër vite nga kolegë të nderuar Avni Spahiu, Akan Ismaili, Vlora Çitaku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat