Gazetari i “Deutsche Welle” zbulon se pse Merkel s’e vizitoi Kosovën

Aktuale

Gazetari i “Deutsche Welle” zbulon se pse Merkel s’e vizitoi Kosovën

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 00:40
Angela Merkel

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani ka komentuar vizitën lamtumireshe të kancelares Merkel në Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht në Beograd, dhe Tiranë.

Cani ka thënë se Merkel ka mundur të vizitojë edhe Kosovën, por se ai beson se fajin për këtë e ka politika e brendshme në Kosovë.

"Ajo nuk ka mundur ti vizitojë të gjitha vendet, por kur e shikojmë se cilat pika i a vizituar si vizita lamtumirëse është mirë që ë ka vizituar Ballkanin Perëndimor. Është një mesazh i mirë që ë ka vizituar jo vetëm Beogradin, por edhe Tiranën dhe i ka mbledhur të gjithë”.

“Për mendimin tim ka pasuar hapësirë të vizitojë edhe Kosovën, sepse Kosova është një fëmijë, një bebe e perëndimit diçka që e kanë kriju vetë krijimin e saj, dhe mendoj se ka pasë hapësirë, por pse nuk është realizu kjo ndoshta disa prej shkaqeve duhet kërkuar edhe në politikën e brendshme të Kosovës, edhe në zhvillimet e fundin, korrelacionet e këtushme, unë nuk dua te futem tepër, por me siguri që ka elemente pse nuk ka ndodhur kjo kështu. Shpjegimin zyrtar mund ta them, që për shkaqe kohore nuk e kemi vizituar, mirëpo unë besoj dhe shpresoj që ka pasuar hapësirë për vizitën e Kosovës”, tha Cani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat