Fotografia e tij me Thaçin u përdor nga Prokuroria si argument kundër arrestit shtëpiak, deklarohet Qalaj

Aktuale

Fotografia e tij me Thaçin u përdor nga Prokuroria si argument kundër arrestit shtëpiak, deklarohet Qalaj

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 22:20
Rashit Qalaj

Me dokumentin që ka në duar, aspak nuk pajtohet.

Në të po shkruan se mbi ish-drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, kishin ndikim dikur presidenti e kryekuvendari i Kosovës.

Kjo është edhe arsyeja kryesore se pse Zyra e Prokurorit të Specializuar, po kundërshton mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

Image

Por për fotografinë që shihet ky me Hashim Thaçin në veri të vendit, Qalaj thotë se do ishte e pakuptimtë që të mungonte.

Në parashtrimin që ZPS-ja e deponoi në Gjykatë, përdoren edhe disa artikuj të portaleve në Kosovë që flasin për afërsinë e Thaçit e Veselit me Rashit Qalajn.

Mirëpo për këtë të fundit, këto pretendime janë fort joserioze.

Detyrën e shefit të organit të zbatimit të ligjit, ka një vit që nuk e ushtron.

Që nga janari, në krye të policisë së Kosovës është Samedin Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat