Komandanti i Koshares tregon a ka dosje se si kanë rënë ushtarët e UÇK-së

Aktuale

Komandanti i Koshares tregon a ka dosje se si kanë rënë ushtarët e UÇK-së

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 20:00
Naser Vllasi

Komandanti i zonës së Koshares, Naser Vllasi, ka thënë se deri më sot nuk është krijuar asnjë dosje rreth vdekjes së ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka deklaruar se për secilin ushtar të rënë në luftë duhet të kompletohet dokumentacion i veçantë.

“Deri më sot nuk është krijuar asnjë dosje për atë se si kanë rënë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për çdo të rënë duhet të ketë dosje, një kopje duhet ta ketë familja dhe jo të informohen nga komandantë që kanë ambicie politike”.

“Nga komandantë, të cilët kanë ambicie të jenë milionerë dhe të jetojnë me sefa, apo me nam dhe pa e merituar fare”, ka thënë Vllasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat