Vazhdon aksioni “Subvencioni 2021” në disa komuna, 4 zyrtarë të arrestuar në Istog

Aktuale

Vazhdon aksioni “Subvencioni 2021” në disa komuna, 4 zyrtarë të arrestuar në Istog

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

(E plotësuar 10:43) - Policia e Kosovës, drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion janë duke zhvilluar një aksion policor lidhur me keqpërdorimin e subvencioneve.

Nga Policia e Kosovës kanë treguar për aksionin që po zhvillohet në disa komuna, por që nuk kanë dhënë detaje. Nëpërmjet një përgjigje për KosovaPress nga policia kanë thënë se pas përfundimit të aksionit do të jepen detajet.

Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, thuhet në përgjigjen e policisë dhënë për KosovaPress.

Gjatë ditësu raportua lidhur me aksionin që po zhvillohet se tashmë janë arrestuar disa persona, të arrestuar ka edhe në Komunë e Istogut.

Aksioni është vijim “Subvencioneve 2021”.

Kujtojmë që aksion i ngjashëm, pra për keqpërdorim të subvencioneve edhe gjatë muajit shkurt e qershor ku ishin arrestuar dhjetëra persona zyrtarë shtetërore. Disa prej të arrestuarve iu ishte caktuar masa e paraburgimit.

Në aksionin e 24 shkurtit që ishte zhvilluar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa Komuna ishin arrestuar 12 persona me dyshimin për keqpërdorim të subvencioneve keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Gjatë këtij aksioni u patën sekuestruar qindra mijëra euro të cilat ishin gjetur në shtëpitë e të arrestuarve.

 

Në disa Komuna të Kosovës është duke u zhvilluar aksioni policor “Subvencione 2021”.

Deri më tani ka edhe persona të arrestuar të cilët janë përfshirë në keqpërdorimin e subvencioneve në bujqësi.

Mësohet se tashmë në Komunën e Istogut janë arrestuar disa persona lidhur me dyshimin e keqpërdorimit të subvencioneve.

Kujtojmë që aksion i ngjashëm, pra për keqpërdorim të subvencioneve edhe gjatë muajit shkurt e qershor ku ishin arrestuar dhjetëra persona zyrtarë shtetërore. Disa prej të arrestuarve iu ishte caktuar masa e paraburgimit.

Në aksionin e 24 shkurtit që ishte zhvilluar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa Komuna ishin arrestuar 12 persona me dyshimin për keqpërdorim të subvencioneve keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Gjatë këtij aksioni u patën sekuestruar qindra mijëra euro të cilat ishin gjetur në shtëpitë e të arrestuarve.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për media se operacioni policor është duke u realizuar.

Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jipen informacione shtesë.”

Katër zyrtarët u arrestuan për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi dyshohen për mashtrim me subvencione.

***

Sot krimet Ekonomike kanë arrestuar edhe 4 zyrtarë të drejtorisë së Bujqësisë, në Komunën e Istogut.

Sinjali mëson se të arrestuarit janë Valbona Kaliqani, Adrian Ramqaj, Jeton Sylaj dhe Granit Lubeniqi. Të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Valbona Kaliqani është zyrtare me kontratë të rregullt, ndërsa tre të arrestuarit e tjerë janë me kontratë mbi vepër.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

***

Në kuadër të hetimeve që kanë rezultuar me arrestimin e dhjetëra zyrtarëve në disa qytete të Kosovës.

Kryesisht në Prishtinë, sot krimet Ekonomike kane arrestuar edhe 4 zyrtarë të drejtorisë së Bujqësisë, në Komunën e Istogut.

Të arrestuarit janë një femër dhe tre meshkuj, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, nënkryetari i Komunës së Istogut, Agim Ademaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat