Djegia e autobusit në Fushë Kosovë, Policia e Kosovës jep detaje

Aktuale

Djegia e autobusit në Fushë Kosovë, Policia e Kosovës jep detaje

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar djegien e autobusit në një parking në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 17:30, në zonën industriale në Fushë Kosovës. 

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë për Express, se nuk është raportuar për të lënduar. 

Në vendin e ngjarjes janë edhe zjarrfikësit. 

“Rreth orës 17:30, është raportuar se  në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.  Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po  trajtohen rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Borovci. 

Sot në një parking në Fushë Kosovë është djegur një autobus i kompanisë “Arditi Tours”.

Një nga përfaqësuesit e kompanisë ka konfirmuar sr autobusi i djegur i përket kësaj kompanie.

Ai tha se nuk ka të lënduar nga ky incident dhe se brenda autobusit nuk ka qenë askush.

Sipas tij, shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

“Po është i kompanisë. Nuk e dimë njëherë shkaktarin se pse ka ndodhur. Brenda nuk ka qenë askush dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë një nga përfaqësuesit e kësaj kompanie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat