Enver Bytyçi: Ibrahim Kelmendi tha një të vërtetë të padiskutueshme...

Aktuale

Enver Bytyçi: Ibrahim Kelmendi tha një të vërtetë të padiskutueshme...

Nga: P.R Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 19:17
Ibrahim Kelmendi

Profesor, doktor Enver Bytyçi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se ish udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi ka treguar një të vërtetë, kur tha se kanë paguar haraç në Shqipëri për armët që i përdorte UÇK-ja.

“Kelmendi tha një të vërtetë të padiskutueshme, kur përmendi faktin se "Asnjë kamion me armë nuk e kemi dërguar në Tropojë (në kohen e luftës në Kosovë) pa ia paguar haraçin Fatos Nanos”. Unë jam vet dëshmitar i një veprimi të tillë aso kohe”, shkruan ndër tjerash Bytyçi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Unë nuk jam pajtuar e nuk pajtohem për shumë mendime me Ibrahim Kelmendin, i cili ka qenë drejtuesi kryesor i Lëvizjes Popullore të Kosovës të kontrolluar nga Sigurimi i Shtetit shqiptar të periudhës së komunizmit!

Por zoti Kelmendi tha një të vërtetë te padiskutueshme, kur përmendi faktin se "Asnjë kamion me armë nuk e kemi dërguar në Tropojë (në kohen e luftës në Kosovë) pa ia paguar haraçin Fatos Nanos”.

Unë jam vet dëshmitar i një veprimi të tillë aso kohe. Disa miq të mij që jetonin në Heilbron të Gjermanisë erdhën në Tiranë dhe në atë ditë dimri kur errësohej shpejt me thanë se do të shkonin të takonin ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Sh.V.

Kur i pyeta se pse do ta takonin, ata më thanë fjalë për fjalë: "Kemi grumbulluar dhjetë mijë marka dhe duam t'ia japim si dhuratë"! Pyes pse i duheshin dhënë ato para një ministri, pse nuk i përdorni për luftën dhe UÇK-në? Përgjigja ishte: "Ai po na ndihmon shumë për kauzën tonë të luftës në Kosovë"! Ky fakt nuk përbën provë për korrupsion, sepse nuk i takova më pas që të merrja vesh nëse ministri i mori ose jo, për vete apo për buxhetin e shtetit ato para!

Por dua të them se opozitarët e asaj kohe harxhonin nga buxheti i familjes së tyre për ta ndihmuar luftën në Kosovë dhe çlirimin e saj nga pushtimi i ushtrisë dhe policisë serbe!

Të vërtetat e Ibrahim Kelmendit janë për t'u përshëndetur. Madje duhet edhe të tjerë idealistë, pavarësisht ideologjisë që bartin, t'i dëshmojnë ndodhitë e kohës! Historia do t'i vlerësojë dhe historianët do të ndihmohen prej tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat