Gazeta austriake jep një shpjegim interesant për qytetarët e Kosovës lidhur me Covid-19

Aktuale

Gazeta austriake jep një shpjegim interesant për qytetarët e Kosovës lidhur me Covid-19

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 21:44
Intervali 7-ditor momentalisht është vetëm 9 raste

Gazeta Austriake Kurier ka raportuar për gjendjen me Covid-9 në Kosovë. Momentalisht, Kosova gjendet shumë mirë krahasuar me shtetet fqinje, por edhe më larg. Në kohën kur e gjithë bota po mbyllet, Kosova nuk shënon raste të reja.

Nëse pyet njerëzit vendas nga Kosova lidhur me Covid-19, ajo jep një shpjegim interesant: “Korona praktikisht nuk ekziston më sepse të gjithë e kanë pasur tashmë”, raporton Kurier.

Një vështrim i statistikave tregon se në fund të verës Kosova kishte valën më të keqe deri më tani që nga fillimi i pandemisë. Intervali 7-ditor ishte pak më pak se 2000 raste në fund të gushtit dhe klinikat u kërcënuan me kolaps.

Fillimi i shkollës u shty me dy javë, u vendosën kufizime për daljet gjatë natës në të gjithë vendin, u vendosën distanca minimale dhe kërkesa strikte për maska (gjithashtu në natyrë).

Intervali 7-ditor momentalisht është vetëm 9 raste.

Më 1 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar tetë raste me korona. Momentalisht në Kosovë nuk ka pothuajse asnjë testim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat