Dugolli dorëzon detyrën në Turqi, pritet të emërohet ambasador i Kosovës në SHBA

Aktuale

Dugolli dorëzon detyrën në Turqi, pritet të emërohet ambasador i Kosovës në SHBA

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 21:43
Ilir Dugolli

Ambasadori i Kosovës në Turqi, që mbulonte edhe Jordaninë, Pakistanin dhe Afganistanin, Ilir Dugolli sot ka dorëzuar detyrën pasi pritet të nis punë në Ambasadën në SHBA.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Dugolli ka thënë se për të ka qenë nder të punojë si ambasador në këto vende.

“Sot është dita ime e fundit si ambasador i Kosovës në Turqi, Jordani, Pakistan dhe Afganistan. Ju shpreh mirënjohjen e thellë zyrtarëve, diplomatëve dhe të gjithë atyre me të cilët kam pasur privilegjin të punoj, përfshirë kolegët e mrekullueshëm në ambasadën e RKS. Ishte një nder i madh”, ka shkruar Dugolli.

Ndërkaq, Dugolli pritet që të jetë Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA.

Kjo është konfirmuar ditë më parë nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat