“Me u çmendë është pak”/ reagon ashpër Flutura Kusari për skandalin ‘seksist’ të Gjykatës së Gjilanit

Aktuale

“Me u çmendë është pak”/ reagon ashpër Flutura Kusari për skandalin ‘seksist’ të Gjykatës së Gjilanit

Nga: A.ZH Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 08:59
Flutura Kusari

Aktivistja Flutura Kusari, ka reaguar për skandalin e Gjykatës së Gjilanit, e cila ka përdorur gjuhë seksiste ndaj një gruaje të dhunuar.

“Me u çmendë është pak”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook, duke kritikuar policinë dhe gjykatën për lirimin e dhunuesit.

Sipas saj, dhunuesit jetojnë të lirë dhe të lumtur në Kosovë.

Reagimi i saj i plotë:

Një vajzë e dhunojnë pesë persona.

Ajo e gjen forcën dhe e raporton në polici.

Gjykata në Gjilan me ndihmën e Apelit e 'dhunon' përsëri, duke i liru dhunuesit.

Arsyetimi: e ka meritu se është shoqnu me burra.

Dhunuesit jetojnë të lirë & të lumtur në mesin tonë.

Viktima... Zoti e di ku është.

Me u çmendë është pak.

#BetimiperDrejtesi

Rasti i dhunimit u trajtua nga Gjykata e Gjilanit dhe nxiti reagime të ashpra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat