Haradinaj: Senatori Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë

Aktuale

Haradinaj: Senatori Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë

Nga: A.SH Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 18:29
Bob Dole dhe Ramush Haradinaj

Sot ka ndërruar jetë senatori amerikan Bob Dole.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar nga humbja e tij.

Ai ka vlerësuar lart figurën e tij, duke thënë se ishte një nga politikanët e parë që njohu luftën tonë për liri dhe e udhëzoi Kosovën drejt asaj që jemi sot.

Postimi në Facebook:

I pikëlluar për humbjen e senatorit Bob Dole. Senatori Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë. Ai ishte një nga politikanët e parë që njohu luftën tonë për liri dhe e udhëzoi Kosovën drejt asaj që jemi sot.

Pusho i qetë Bob. Do të na mungosh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat