​Ligji për mbikëqyrje elektronike s’po gjen zbatim në praktikë

Aktuale

​Ligji për mbikëqyrje elektronike s’po gjen zbatim në praktikë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 11:35
Pamje nga konferenca

Lëvizja FOL, mbështetur nga misioni i EULEX-it, lansoi raportin “Pajisjet elektronike: fokusi në parandalimin e rasteve të dhunës në familje”, sipas të cilit, Ligji për mbikëqyrje elektronike të personave të cilët u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, nuk po zbatohet në Kosovë.

Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, tha se me dukurinë e dhunës në familje nuk përballet vetëm Kosova por edhe Evropa dhe gjithë bota.

Sipas tij, Kosova tashmë ka përshtatur kornizën ligjore me atë të Bashkimit Evropian dhe në vitin 2020 ka amandetuar Kushtetutën e Kosovës duke u bërë pjesë e Konventës së Stambollit.

Por, sipas tij, ndonëse ka pasur vullnet politik për ta kaluar, Ligji për mbikëqyrje elektronike ka mbetur vetëm në letër dhe nuk po gjen zbatim në praktik.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se institucionet e Kosovës kanë shënuar progres në parandalimin e dhunës në familje, por sipas tij korniza ligjore nuk është mjaftë e plotë.

Qelaj po ashtu u shpreh se shteti i Kosovës ka dështuar ta implementojë Ligji për mbikëqyrje elektronike të personave të cilët u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës.

Ndërsa, Albana Hasani, eksperte nga FOL, prezantoi raportin e monitorimit elektronik si mënyrë per përmirësimin e sigurisë së personave të mbijetuar nga dhuna në familje dhe për parandalimin e përsëritjes së veprave: Zbatimi i ligjit te Kosovës dhe rruga përpara”.

Sipas këtij raporti të FOL, Kosova vazhdon të ketë probleme në funksionalizimin e plotë dhe efikas të këtij ligji, madje thuhet se Kosova nuk ka sallë operative për mbikëqyrje elektronike, nuk ka byzylyk elektronik dhe nuk është trajtuar stafi ende.

Ndërsa, Arsim Shala, koordinator kombëtar per dhunën në familje, tha se Policia e Kosovës ka kapacitete për zbatimin e këtij ligji, madje ai tha de tashmë kanë hartuar edhe një plan veprimi në drejtim të zbatimit te ligjit për mbikëqyrje elektronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat