“Kur po lëshohet Kadri Veseli prej Hage, a din kush?”, “Ramboja po bën ‘luftë’ kundër Amerikës”

Aktuale

“Kur po lëshohet Kadri Veseli prej Hage, a din kush?”, “Ramboja po bën ‘luftë’ kundër Amerikës”

Nga: N. Sh. Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 14:47
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një postimi në facebook, shkruajnë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj po bën ‘luftë’ kundër Amerikës.

Kjo familje thotë se Ramush Haradinaj duhet ta dëshmojë se vërtetë është pro-amerikan.

Në reagimin e familjes Imeri, tutje me ironi pyesin se ‘kur po lëshohet Kadri Veseli nga Haga?”

Postimi i plotë:

Nuk kemi arsye që t'u besojmë opozitarëve se ndreqen bile edhe 10 vite.

Ramush Haradinaj duhet ta dëshmojë se vërtetë është pro-amerikan.

Sepse në njërën anë thotë që është proamerikan e në anën tjetër bën 'luftë' kundër Amerikës..........!

E e din Ramboja se Amerika nuk i han foret gllogjanlive?😅

Kur po lëshohet Kadri Veseli prej Hage, a din kush?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat