Varhelyi: Bazat e sistemit të drejtësisë në Kosovë, në përputhje me vlerat dhe standardet e BE-së

Aktuale

Varhelyi: Bazat e sistemit të drejtësisë në Kosovë, në përputhje me vlerat dhe standardet e BE-së

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:55
Oliver Varhelyi

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se Kosova s’ka nevojë për një riformim të të gjithë sistemit të drejtësisë. Duke folur për procesin e vetingut, diplomati evropian tha se një operacion aq i madh nuk është i domosdoshëm, pasi themelet dhe bazat e sistemit të tanishëm janë në përputhje me vlerat dhe standardet e BE-së.

Në një konferencë për medie, pas takimit të Këshillit të Stabilizimit të Asociimit, Varhelyi tha se janë të gatshëm të bisedojnë me Qeverinë e Kosovës për të parë përmirësimet në drejtësi.

Varhelyi: Nuk besojmë se ka nevojë për riformim të gjithë sistemit të Kosovës

“Ne kemi bërë të qartë se jemi dhe qëndrojmë për një gjyqësor që është i pavarur dhe të ofrojë drejtësi për njerëzit. Kemi investuar shumë, politikisht dhe financiarisht për të krijuar një sistem gjyqësor që lufton për normat dhe vlerat e BE-së. Për këtë po angazhohemi për të parë se si këto procese do të kontribuojnë në këtë drejtim. Nuk besojmë se ka nevojë për riformim të të gjithë sistemit të Kosovës. Nëse më pyesni mua, duke marrë shembullin edhe të Shqipërisë nuk mendoj se një operacion aq i madh është i domosdoshëm sepse themelet dhe bazat e sistemit janë në përputhje me standardet tona. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të shohim çfarë përmirësime mund të bëhen”, tha ai.

Vetingu në drejtësi është ndër prioritet kryesore të Qeverisë së Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat